Erdogan: Turqia s’do të lejojë anëtarësimin e Suedisë në NATO

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se nuk do të mbështesë kërkesën e Suedisë për anëtarësim në Aleancën e Atlantikut të Veriut.
“Suedia nuk duhet të provojë në këtë pikë. Ne nuk do t’i themi ‘po’ aplikimit të tyre në NATO për sa kohë që ata lejojnë djegien e Kuranit”, tha Erdogan.
Erdogan theksoi gjithashtu se Turqia mund të binte dakord që Finlanda t’i bashkohej NATO-s, por ministri i jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto tha se “ne me Suedinë kemi aplikuar së bashku”.
Turqia dhe Hungaria janë të vetmet vende që nuk ratifikuan anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës dhe çdo vendim për zgjerimin duhet të merret me marrëveshje unanime.
Suedia dhe Finlanda kërkuan mbështetjen e Turqisë për t’u bërë pjesë e NATO-s, por Ankaraja pezulloi bisedimet muajin e kaluar kur një politikan danez i ekstremit të djathtë dogji një kopje të librit të shenjtë mysliman, Kuranit, në Stokholm.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




