Pas dy vitesh pezullim, Donald Trump do i kthehen llogaritë në Facebook dhe Instagram

Donald Trump do të lejohet t’i kthehen llogaritë e tij në Facebook dhe Instagram, pasi kompania ‘Meta’ njoftoi se do t’i jepte fund pezullimit dyvjeçar të llogarive të tij. Pezullimi do të përfundojë “në javët e ardhshme”, tha gjigandi i mediave sociale.
Presidenti i “Metës” Nick Clegg tha se publiku “duhet të jetë në gjendje të dëgjojë se çfarë thonë politikanët e tyre”. Presidenti i atëhershëm i SHBA-së u pezullua për një kohë të pacaktuar nga Facebook dhe Instagram pas trazirave të Kapitolit në 2021.
Firma kishte ndërmarrë veprime pas “lavdërimit të Trump për njerëzit e përfshirë në dhunë në Kapitol”.
“Pezullimi ishte një vendim i jashtëzakonshëm i marrë në rrethana të jashtëzakonshme”, tha Clegg.
Ai tha se një rishikim zbuloi se llogaritë e zotit Trump nuk përfaqësonin më një rrezik serioz për sigurinë publike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




