Armëpushimi rus/ Zelensky i përgjigjet Putin: Lufta përfundon kur ushtarët tuaj të largohen

Botë | 4 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka hedhur poshtë propozimin e Rusisë për armëpushim 36-orësh, lidhur me rastin e Krishtlindjeve Ortodokse Ruse. Zelensky i ka dhënë një mesazh Vladimir Putin, se lufta do të përfundojë kur ushtarët rus të largohen nga Ukraina. Zelensky e konsideroi thirrjen për armëpushim, si një mashtrim për të ndalur përparimin e forcave të Ukrainës në rajonin lindor të Donbasit dhe për të sjellë më shumë forca të Moskës.

“Ata tani duan të përdorin Krishtlindjet si një mbulesë, edhe pse shkurtimisht, për të ndaluar përparimet e djemve tanë në Donbas dhe për të sjellë pajisjet, municionet dhe trupat e mobilizuara më afër pozicioneve tona. Çfarë do t’u japë atyre? Vetëm një rritje tjetër në humbjet e tyre totale. Përfundimi i luftës do të thotë t’i japësh fund agresionit të vendit… Dhe lufta do të përfundojë ose kur ushtarët tuaj të largohen ose ne t’i hedhim jashtë”, tha Zelensky i cili zgjodhi ta japë mesazhin e tij në gjuhën ruse.

Presidenti rus, Vladimir Putin, urdhëroi ditën e enjte (5 janar) ministrin e tij të Mbrojtjes, të vendosë një armëpushim prej 36-orësh në vijën e frontit me Ukrainën.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme