Lufta në Ukrainë, Kievi: Kemi çliruar 40% të territoreve të pushtuara nga Rusia

Nuk ka pasur armëpushim në Ukrainë, ku granatimet e rënda kanë vazhduar gjatë pushimeve të fundvitit në shumë zona. Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Ukrainës, gjenerali Valery Zaluzny tha se rreth 40% e territoreve të pushtuara janë çliruar.
“Forcat e Armatosura kanë çliruar 40% të territorit të pushtuar gjatë pushtimit në shkallë të plotë dhe 28% të të gjithë territorit të pushtuar nga Rusia që nga viti 2014”, tha ai në një postim përmbledhës të vitit 2022 në aplikacionin Telegram.
Vija aktuale e frontit është 1500 kilometra e gjatë, tha gjenerali, duke theksuar se Forcat e Armatosura të Ukrainës kanë marrë trajnime ushtarake në territorin e 17 vendeve evropiane.
“Falë partnerëve ndërkombëtarë u bë i mundur trajnimi i më shumë se 20,000 ushtarëve. Në vitin 2022, më shumë se 600,000 njerëz u zhvendosën nga zonat e konfliktit dhe më shumë se 2 milion ton mallra humanitare u sollën“, tha ai./ CNN.gr
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




