Rusia sulme intensive raketore në Ukrainë, Reznikov: Putin po përgatit ofensivë të re, mund të ndodhë në shkurt

Botë | 4 vite më parë

Rusia ka nisur një sulm masiv raketor në Ukrainë. Shpërthime të fuqishme janë raportuar në Kiev, Kryvyi Rih jugor dhe Kharkiv verilindor, ndërsa sirenat e sulmit ajror u dëgjuan në të gjithë vendin duke paralajmëruar për një breshëri të re shkatërruese të sulmeve ruse në objektet dhe infrastrukturën kritike të energjisë. “Armiku po sulmon masivisht,” tha Oleksii Kuleba, guvernatori i Kievit.

Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës, Oleksii Reznikov ka deklaruar se po shtohen provat se Rusia, e cila ka pësuar një sërë humbjesh në fushën e betejës, po planifikon një ofensivë të re të gjerë.

Ai hodhi dyshime se kjo mund të ndodhte në shkurt, kur gjysma e 300,000 trupave të rekrutuar nga Rusia në tetor për të mbështetur luftën në Ukrainë, do të përfundonin stërvitjen.

/rtsh.al/

 

Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme