Irani përjashtohet nga komisioni i OKB-së për të drejtat e grave

Botë | 4 vite më parë

Një organ i Kombeve të Bashkuara ka vendosur të përjashtojë Iranin nga Komisioni i OKB-së për Statusin e Grave (CSW), i cili ka për detyrë të forcojë pozitën e grave dhe vajzave në shoqëri, për shkak të shtypjes brutale të regjimit iranian ndaj protestuesve antiqeveritar, njofton ATSH.

Këshilli Ekonomik dhe Social i OKB-së, në Nju Jork votoi me 29 vota, nga 54 shtetet e tij anëtare ,në favor të një rezolute të paraqitur nga SHBA-ja.

Rusia dhe Kina votuan kundër rezolutës.

Komisioni, me 45 anëtarë të zgjedhur prej disa vitesh, supozohet të forcojë barazinë gjinore dhe rolin e gruas.

Këshilli Ekonomik dhe Social të mërkurën shprehu gjithashtu shqetësim të thellë për veprimet e Iranit, që nga shtatori 2022 për të minuar dhe shtypur vazhdimisht të drejtat e njeriut të grave dhe vajzave, duke përfshirë të drejtën për lirinë e shprehjes dhe mendimit, shpesh duke përdorur forcën. 

( Sipas ATSH )


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme