Lufta në Ukrainë/ Në mes të të ftohtit, qytetarët i kthehen gjeneratorëve dhe sobave me dru, shtohen helmimet nga monoksidi i karbonit

Botë | 4 vite më parë

Në kushte të ftohta, miliona ukrainas anembanë vendit janë të detyruar t’u drejtohen gjeneratorëve dhe sobave të drurit për t’u ngrohur, dhe helmimi nga monoksidi i karbonit ka qenë në rritje kohët e fundit.

Ndërsa bombardimet e rënda ruse kanë shënjestruar infrastrukturën energjetike të vendit që nga vjeshta, qytetarët janë përballur me ndërprerje të shpeshta të energjisë dhe mungesë ngrohjeje për periudha të gjata.

Familjet përpiqen t’i përballojnë ato duke përdorur gjeneratorë, nëse i kanë. Për ngrohje, shumë janë të detyruar të përdorin djegien e drurit ose qymyrit.

Sipas përfaqësuesit të Mbrojtjes Civile Oleksandr Horusny, në nëntor u raportuan gjithsej 368 helmime të qytetarëve, përfshirë 92 fëmijë.

Në javën e parë të dhjetorit, u raportuan 97 helmime të civilëve, duke përfshirë 25 fëmijë, dhe 14 vdekje.

Ai u bëri thirrje atyre që kanë gjeneratorë që të mos i përdorin ato në ambiente të mbyllura dhe të kërkojnë ndihmë nga profesionistët për instalimin e tyre./ CNN.gr

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme