“Ukraina, punë e përfunduar”, Ramzan Kadyrov kërcënon Poloninë: Ju tregojmë në 6 sekonda ç’mund të bëjmë

Botë | 4 vite më parë

Mbrojtësi i Presidentit rus Vladimir Putin, Ramzan Kadyrov ka kërcënuar se do të nisë një sulm ushtarak ndaj Polonisë si hakmarrje për mbështetjen e palëkundur të saj për Ukrainën. Polonia ka qenë një nga aleatët më të fortë të Presidentit Zelensky gjatë pushtimit tre mujor nga forcat ruse.

Polonia ka vepruar si një portë për mijëra refugjatë ukrainas që ikin në perëndim, dhe gjithashtu i është kundërvënë Rusisë në Parlamentin Evropian duke kërkuar ndalimin e importeve të gazit dhe naftës ruse. Por Polonia tani është kapur nga fushata propagandistike ruse, e cila kërkon të justifikojë sulmin e saj ndaj Ukrainës.

 “Ukraina është një punë e përfunduar. Ajo që më intereson është Polonia. Pasi Ukraina të ketë mbaruar, ne mund t’ju tregojmë se çfarë jemi në gjendje të bëjmë në gjashtë sekonda nëse ka një urdhër”, tha udhëheqësi i Republikës çeçene Kadyrov.

Si një nga bashkëpunëtorët më besnikë të Putinit, Kadyrov ka ndarë shpesh kritikat e tij ndaj Perëndimit me deklarata të guximshme në mediat sociale, veçanërisht në Instagram.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme