Ministri i jashtëm italian: Uniteti i rëndësishëm, Evropa të kufizojë ndikimin rus në Ballkan

Botë | 4 vite më parë

Ministri i Jashtëm italian Antonio Tajani ka deklaruar se Evropa duhet të rrisë praninë e saj në Ballkanin Perëndimor për të kufizuar ndikimin e Rusisë.

Një ditë para ditës së dytë të takimeve të NATO-s në Bukuresht, Tajani u shpreh se duhen mbrojtur vendet e Ballkanit Perëndimor dhe se sipas tij, uniteti është një mesazh i fortë për Rusinë.

“Evropa duhet të rrisë praninë e saj në Ballkanin Perëndimor për të kufizuar ndikimin e Rusisë. Stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është i rëndësishëm për paqen. Ne duhet të ndalojmë rusët në Ballkanin Perëndimor, ne kemi nevojë për më shumë Evropë. Ne duhet të mbrojmë të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor dhe afër Ukrainës, sepse është e rëndësishme në këtë moment të punojmë së bashku, Uniteti është i rëndësishëm dhe është një mesazh i fortë për Rusinë“, tha Tajani.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme