Shpërthimi në Stamboll/ Turqia akuzon kurdët, arrestohet gruaja që vendosi bombën

Turqia akuzon kurdët për shpërthimin e fuqishëm që ndodhi pasditen e 13 nëntorit në një rrugë të populluar pranë sheshit Taksim në Stamboll. Gruaja e cila u akuzua si personi që vendosi bombën u arrestua, ndërsa Ministri i Brendshëm, Suleyman Soylu tha se përgjegjëse për sulmin është Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK).
“Ne së shpejti do t’u japim njerëzve një përgjigje për ata që na shkaktuan këtë dhimbje. Nga ana tjetër, hetimet për sulmin nga policia kanë përfunduar”, tha Soylu.
Në detajet e zbuluara më herët nga ngjarja, gruaja e cila dyshohet si autorja e shpërthimit ishte e ulur në një stol për 45 minuta dhe pasi u ngrit bomba shpërtheu menjëherë.
PKK që dyshohet se fshihet pas sulmit është një grup militant që bën thirrje për një shtet të pavarur kurd brenda Turqisë. BE dhe SHBA e konsiderojnë atë si një organizatë terroriste.
Nga shpërthimi humbën jetën 6 persona dhe u plagosën 81 të tjerë, mes të cilëve dy janë në gjendje kritike për jetën.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




