Kërcënimet e Koresë së Veriut dhe Kinës, Biden takon liderët e Japonisë dhe Koresë së Jugut

Botë | 4 vite më parë

Presidenti amerikan, Joe Biden, u takua sot me liderët e Japonisë dhe të Koresë së Jugut, me qëllim koordinimin e një përgjigje të tyre, ndaj programeve kërcënuese me raketa bërthamore dhe balistike të Koresë së Veriut, si dhe për të kërkuar të dhëna për menaxhimin e qëndrimeve agresive të Kinës në rajonin e Paqësorit, në prag të takimit që Biden do të ketë me Presidentin kinez, Xi Jinping

Biden, fillimisht, u takua veçmas me kryeministrin japonez Fumio Kishida dhe presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, përpara se të tre të uleshin në tryezën e Samitit të Azisë Lindore në Kamboxhia.

Biden, në fjalën e tij, shprehu ngushëllime për viktimat gjatë festimeve të Halloween në Seul, ku mbetën të vrarë më shumë se 150 njerëz.

Gjatë takimit, Yoon dhe Kishida, diskutuan me shqetësim për agresivitetin e shfaqur nga Koreja e Veriut, e cila ka lëshuar dhjetëra raketa javët e fundit. Lëshimet përfshijnë edhe një raketë balistike ndërkontinentale, e cila u bë 10 ditë më parë, gjë që shkaktoi skena evakuimi në Japoninë veriore.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, u tha gazetarëve se Biden synon që t’i përdorë takimet me qëllimin për të forcuar një përgjigje të përbashkët të tre vendeve ndaj rreziqeve që paraqet Koreja e Veriut. Apnews

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme