Belgjikë, një person i armatosur sulmon me thikë dy policë, një i vdekur

Një oficer policie raportohet se është vrarë në Schaerbeek , një komunë e pranë Brukselit, pas një goditje me thikë. Lajmi u bë i ditur nga prokurori i kryeqytetit belg.
Disa media lokale raportojnë se ka qenë një burrë ai që sulmoi dy oficerët e policisë, duke thirrur “Allahu Akbar”. Megjithatë nuk ka ende një konfirmim zyrtar për këtë.
Autori i sulmit, sipas “La Libre Beligique”, është neutralizuar më pas nga një patrullë tjetër policie, pasi është qëlluar me plumb në këmbë dhe në bark.
Dy policët e plagosur dhe autori i sulmit u transferuan më pas në spital, por njëri prej policëve, i cili u qëllua në pjesën e pasme të kokës, ndërroi jetë si pasojë e plagëve të marra.
Një “dramë e tmerrshme” është komentuar sulmi nga ministrja e Brendshme e Belgjikës, Annelies Verlinden.
“Çfarë drame e tmerrshme. Kjo ngjarje më thyen zemrën. Mendimet e mia shkojnë para së gjithash për familjet, pjesëtarët e policisë lokale dhe gjithë forcat e policisë”,- shkroi ajo në Twitter. Agenzianova
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




