Presidentja e KE: Paketa e re e ndihmës për Ukrainën mund të arrijë në 18 miliardë euro

Komisioni Evropian do të shqyrtojë së shpejti një paketë të konsiderueshme ndihme financiare deri në 1.5 miliardë euro në muaj për Ukrainën.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky dhe presidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u takuan të dielën për të diskutuar paketën e mundshme të ndihmës, sanksionet ndaj Iranit dhe tema të tjera.
Sipas një deklarate nga Komisioni Evropian, propozimi për paketën e re të ndihmës për Ukrainën do të kontribuoj% në mënyrë të konsiderueshme për të mbuluar nevojat financiare të vendit për vitin 2023.
“Presidentja von der Leyen informoi Presidentin Zelensky se ajo këtë javë do të propozonte një paketë financiare të konsiderueshme nga BE-ja deri në 1.5 miliardë euro në muaj, në total deri në 18 miliardë euro, e cila do të kontribuonte në mënyrë të konsiderueshme për të mbuluar nevojat financiare të Ukrainës për vitin 2023”, thuhet në deklaratë./ CNN
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




