FOTOT/ Koreja e Jugut, pasojat e tragjedisë ku humbën jetën më shumë se 150 persona

Koreja e Jugut u trondit, pasi më shumë se 150 persona, shumë prej tyre adoleshentë, vdiqën për shkak se u shtypën nga një turmë e madhe njerëzish që kishte mbushur një rrugicë në kryeqytetin Seul.
Itaewon, një distrikt i njohur për jetën e natës, u bë magnet për mijëra persona që donin të argëtoheshin me rastin e Halloween-it, për shkak edhe të heqjes përfindimtare të kufizimeve, lidhur me Covid-19.

Turma e mbërthyer në rrugët dhe rrugicat e ngushta të Itaewon

Shërbimet e urgjencës që mbërritën në zonën ku ndodhi tragjedia

Objektet e viktimave të mbetura në vendngjarje, përfshirë maskat për festën e Halloween

Familjarë të cilët u mblodhën në një qendër komunitare, ndërsa kryhej identifikimi i viktimave

Babai i njërës prej viktimave

Shumë familjarë duke u pëpjekur për t’u lidhur me të dashurit e tyre

Njerëz që filluan të bënin nderime në memorialin e improvizuar

Policia pranë vendit të ngjarjes, ndërsa zyrtarët po përpiqen të përcaktojnë se çfarë e shkaktoi tragjedinë
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




