Biden bisedë telefonike me Sunak: Do punojmë për të mbështetur Ukrainën

Presidenti i SHBA, Joe Biden, dhe kryeministri i ri i Britanisë, Rishi Sunak gjatë bisedimeve që zhvilluan më 25 tetor, ranë dakord që të punojnë së bashku për të mbështetur Ukrainën dhe për t’i bërë ballë Kinës.
Ata folën për herë të parë disa orë pasi Sunak u bë kryeministri i tretë i Britanisë këtë vit, duke trashëguar një krizë ekonomike pas dorëheqjes së Liz Truss, mandati i së cilës zgjati 49 ditë.
Dtët e fundit, Biden ka kritikuar publikisht strategjinë ekonomike të Truss. Biden dhe Sunak riafirmuan “marrëdhëniet speciale” midis SHBA dhe Britanisë dhe thanë se do të punojnë së bashku për të avancuar sigurinë dhe prosperitetin global.
“Udhëheqësit ranë dakord për rëndësinë e punës së bashku për të mbështetur Ukrainën dhe për ta mbajtur Rusinë përgjegjëse për agresionin e saj”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




