Luftime të ashpra midis forcave ruse dhe ukrainase në Bakhmut, Zelensky kërkon mbrojtje kundërajrore

Botë | 4 vite më parë

Forcat e armatosura ruse janë përpjekur vazhdimisht të kapin Bakhmutin, një qytet në autostradën që lidh Sloviansk me Kramatorsk në rajonin industrial të Donbass, të cilin Moska ende nuk e ka kapur plotësisht siç kërkon.

“Forcat ukrainase janë të angazhuara në luftime shumë të rënda në zonën e qytetit strategjik të Bakhmut (lindje) , të cilin ushtria ruse po përpiqet ta pushtojë”, “Ne po i mbajmë pozicionet tona në Donbas, veçanërisht në drejtim të Bakhmut, ku gjërat janë shumë të vështira tani, luftime shumë të vështira” kështu ka raportuar së fundmi kreu i shtetit ukrainas Volodymyr Zelensky ndërsa përsëriti kërkesën që vendet perëndimore të dërgojnë një sasi më të madhe të sistemeve kundërajrore në Kiev.

Forcat e armatosura ruse vazhdojnë të lëshojnë raketa kundër pozicioneve dhe qyteteve të Ukrainës. Kievi akuzon Moskën se përdor gjithashtu UAV-të kamikaze të prodhuara nga Irani .

Një zyrtar në Zaporizhia raportoi se një raketë ruse goditi një ndërtesë mbrëmë. Sipas autoriteteve lokale, numri i të vdekurve nga bombardimet ruse të së enjtes në qytet arriti në 18 të vdekur.

Megjithëse forcat ukrainase kanë rimarrë mijëra kilometra katrorë territor në kundërofensivat e fundit në lindje dhe jug të vendit ku Rusia pushtoi më 24 shkurt ,zyrtarët ukrainas dhe perëndimorë pranojnë se përparimi i tyre ka të ngjarë të ngadalësohet kur të ndeshen me rezistencë më të vendosur.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme