Kriza energjetike, Scholz: Ndërhyrja mbi çmimin e gazit ngre pyetje mbi sigurinë e furnizimit

Botë | 4 vite më parë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz duket se nuk është pro idesë së KE për vendosjen e një tavan të përkohshëm për çmimin e gazit natyror. Në fund të samitit joformal të BE-së në Pragë, Scholz u shpreh se çdo ndërhyrje mbi çmimin e gazit në treg, do të ngrinte pyetje mbi sigurinë e furnizimit.

Duke pranuar se çmimet tashmë janë shumë të larta, Scholz theksoi se ajo që duhet bërë është të diskutohet me shtet aleate se si mund t’i ulin ato çmime.

“Çdo ndërhyrje që synon çmimet e ‘gazit’ në treg ngre automatikisht pyetje në lidhje me sigurinë e furnizimit, kështu që ne duhet t’i diskutojmë këto gjëra me shumë kujdes. Ne të gjithë jemi dakord që çmimet e gazit janë shumë të larta dhe ne duhet të diskutojmë me Norvegjinë, Shtetet e Bashkuara, Japoninë dhe Korenë se si t’i ulim ato“, tha ai.

Ppresidentja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen u dërgoi një letër liderëve të vendeve të BE, ku thuhej se Unioni  duhet të konsiderojë vendosjen e një tavani të përkohshëm për çmimin e gazit natyror, si dhe një tavan specifik për koston e gazit natyror të përdorur për prodhimin e energjisë elektrike./ TGCOM

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme