Mbyllja e Nord Stream 1, Gjermania thirrje qytetarëve dhe kompanive: Frenoni konsumin e gazit

Botë | 4 vite më parë

Rregullatori gjerman i gazit natyror tha se vendi tani është më i përgatitur për një ndërprerje të furnizimit nga Rusia, por u bëri thirrje qytetarëve dhe kompanive të frenojnë konsumin pasi Gazprom njoftoi se gazsjellësi Nord Stream 1 do të mbetet i mbyllur.

“Me vendimin e Rusisë për të mos lejuar aktualisht rrjedhjen e gazit përmes Nord Stream 1, terminalet LNG, nivelet e depozitimit të lidhur dhe kursimet e konsiderueshme bëhen edhe më të rëndësishme“, shkroi në Tëitter, Presidenti i Bundesnetag Klaus Muller.

“Është mirë që Gjermania tani është më e përgatitur, por tani varet nga secili prej nesh”, nënvizoi ai. Gazprom njoftoi se nuk do të rifillojë furnizimet me gaz në Europë, derisa të riparohet një rrjedhje e vajit të motorit e gjetur në një turbinë, por pa dhënë një afat kohorë.

“Kjo është pjesë e luftës psikologjike të Rusisë kundër nesh”, shkroi në Twitter Michael Roth, kreu i komitetit të punëve të jashtme të parlamentit gjerman.

Depozitat e depozitimit të gazit natyror në Gjermani janë plot 85%. Berlini vlerëson se objektivi për të qenë plot 95% deri më 1 nëntor do të jetë i vështirë për t’u arritur nëse kompanitë dhe familjet nuk ulin konsumin e karburantit. BE në tërësi e ka tejkaluar tashmë objektivin e mbushjes së rezervuarëve me 80% deri më 1 tetor./ CNN.gr

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme