Aksident në Bullgari, autobusi përplas makinën e parkuar, 4 të vdekur dhe 8 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në Bullgari ku një autobus është përplasur me një makinë dhe për pasojë 4 persona kanë humbur jetën dhe 8 të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Tanjug raporton se autobusi po kthente turistët nga Rumania pas një udhëtimi në Stamboll, në momentin që është përplasur me makinën. Automjeti ka qenë i parkuar pranë autostradës që lidh Veliko Tarnovo me portin e Ruse në Bullgari.
Nga përplasja e fortë e autobusit, tre persona kanë ndërruar jetë në vend, ndërsa i katërti ka ndërruar jetë rrugës për në spital.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




