Sulm me armë në një lokal në Itali, një i vdekur, plagoset rëndë një tjetër

Të shtëna me armë janë shënuar në një lokal në Pescara të Italisë duke lënë të vdekur një person dhe një tjetër të plagosur rëndë i cili është transportuar me ambulancë në spitalin e qytetit.
Sipas ANSA, ngjarja ka ndodhur në cepin e rrugës Via Ravasco dhe Strada Parco, në një zonë banimi disa qindra metra larg qendrës së qytetit.
Viktimë mbeti arkitekti Walter Albi, 66 vjeç dhe i plagosur rëndë Luca Cavallito, 48 vjeç, një ish-futbollist me precedentë penalë.
Sipas dëshmitarëve qëllimi autori ishte një person i veshur me të zeza dhe me një helmetë të plotë të fytyrës dhe iku me motoçikletë me shpejtësi të plotë përgjatë Vittorio Veneto.
Vrasja e fundit në Pesacara daton në natën e Vitit të Ri, por një tjetër ngjarje e rëndë ndodhi në prill pikërisht në Piazza Salotto qendrore me plagosjen e rëndë të një punonjësi restoranti.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




