Blinken bisedë telefonike me Lavrov, ministri rus: Marrëdhëniet Rusi-SHBA duhet të normalizohen

Botë | 4 vite më parë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken ka zhvilluar një bisedë telefonike me Ministrin e Jashtëm rus, Serghei Lavrov, komunikimi i parë i zhvilluar mes tyre që prej pushtimin të Ukrainës.

 Lavrov ka theksuar gjatë bisedës se Moska do të arrijë objektivat e vendosur në “operacionin special ushtarak rus në Ukrainë”.

Nëpërmjet një njoftimi, Ministria e Jashtme ruse bën me dije se Lavrov i kishte kërkuar Blinken që të normalizohen marrëdhëniet Rusi-SHBA dhe që Amerika të kthehej drejt një “diplomacie të qetë, pa spekulime”.

Nga ana tjetër, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken tha se zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov dhe i kërkoi Moskës të pranonte ofertën e SHBA-së për lirimin e dy të burgosurve. Blinken ka thënë të se Uashingtoni i ka ofruar Rusisë një marrëveshje për kthimin në shtëpi të basketbollistes amerikane, Brittney Griner, dhe amerikanit tjetër të burgosur, Paul Whelan. Megjithatë ai nuk dha detaje të përgjigjes së Lavrovit, por e përshkroi bisedën telefonike si “të hapur dhe të drejtpërdrejtë”./ Corriere.it

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme