Sulmi në burg që vrau dhjetëra të burgosur, Rusia dhe Ukraina fajësojnë njëra-tjetrën

Botë | 4 vite më parë

Rusia dhe Ukraina kanë fajësuar njëra-tjetrën për një sulm me raketa që vrau dhjetëra të burgosur ukrainas të luftës në pjesën e pushtuar të rajonit të Donetsk. Ukraina thotë se burgu ishte në shënjestër të Rusisë në një përpjekje për të shkatërruar provat e torturës dhe vrasjeve.

Nga ana e saj, Rusia tha se kampi i burgut në Olenivka u godit nga raketa precize ukrainase.

Një këshilltar i presidentit Volodymyr Zelensky tha se skena dukej si rezultat i zjarrvënies pas një vrasjeje masive dhe jo një bombardim. Një sulm raketor do t’i kishte shpërndarë trupat, tha këshilltari Oleksiy Arestovych.

Mes të arrestuarve thuhet se përfshihen anëtarë të batalionit Azov, të cilët ishin mbrojtësit e fundit të Mariupolit dhe të cilët Rusia i ka cilësuar si neonazistë dhe kriminelë lufte./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme