Raportoi luftën në Ukrainë, gjykata ruse i heq licencën gazetës së pavarur

Një gjykatë në Rusi i ka hequr licencën gazetës së pavarur Novaya pasi raportonte për luftën në Ukrainë. Njoftimi u bë pasi gazet, që tha se mori paralajmërime për shkelje të supozuara nga mbikëqyrësi shtetëror i komunikimeve.
“Agjencia ruse e censurës Roskomnadzor ka kërkuar që licenca e gazetës Novaya të shpallet e pavlefshme,” tha gazeta në një deklaratë.
Roskomnadzor tha se legjislacioni rus kërkon respektim të rreptë me masat që synojnë parandalimin e shpërndarjes së informacionit të ndaluar dhe jo të besueshëm.
“Në kontekstin e luftës informative të nisur nga perëndimi kundër vendit tonë, mbrojtja e qytetarëve rusë nga materialet e rrezikshme duhet të jetë prioritet jo vetëm për agjencitë qeveritare ruse, por edhe për pronarët e mediave dhe burimeve të internetit”, thuhet në deklaratën e tyre.
Gazeta Novaya tha se do të luftojë për të drejtat e saj në gjykatë.
“Çfarë do të bëjë Novaya Gazeta? Përgatituni për gjykatat, mbroni çështjen tonë, për të cilën jemi të sigurt, përgatitni një numër të ri të revistës, rinisni faqen e internetit dhe studion e re Novaya. Ne nuk po themi lamtumirë”, tha gazeta.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




