Italia nën pushtetin e flakëve, evakuohen disa fshatra

Italia është përfshirë nga zjarret, në mes të temperaturave ekstreme të të nxehtit. Kryetari i bashkisë së Savogna d’Isonzo, Luca Pisk, ka nënshkruar një urdhëresë që urdhëron evakuimin e menjëhershëm të të gjithë fshatit San Michele del Carso , për shkak të erës së fortë që shtyn flakët drejt shtëpive.
Pavarësisht ndërhyrjes nga ajri të zjarrfikësve dhe mbrojtjes civile të Friuli-Venezia Giulia, zjarri vazhdon të avancojë.
Dy zjarre të reja shpërthyen në provincën e Gorizias, një në San Michele del Carso, ku 25 familje u evakuuan nga shtëpitë e tyre, tjetri në Devetachi, një fshat i Doberdo del Lago.
Mbrojtja civile është shprehur se situata po përkeqësohet.
Kushtet e zjarrit në Karst, në Brestovec, janë duke u përkeqësuar. Zjarri po arrin sërish në zonat e banuara, prandaj, përveç qytetit të San Michele del Carso, Devetachi dhe Marcottini po evakuohen”, tha struktura në një deklaratë.
Zjarret e tjera aktualisht aktive në janë ato të Taipana (Udine), në Gran Monte, në Frisanco (Pordenone), në Monte Raut, në Resia (Udine)./ TGCOM
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




