Emigrantët në Gjermani, mundësi të reja për të marrë status të sigurtë qëndrimi

Qeveria gjermane ka miratuar një projektligj të ri duke krijuar lehtësi për shumë emigrantë që jetojnë në këtë vend, por nuk kanë leje qëndrimi, sipas DW.
Qeveria miratoi të mërkurën një projekt-ligj të ri për migracionin. Rregullorja e re, e miratuar nga Kabineti, do të prekë rreth 105.000 njerëz që kanë jetuar në Gjermani për të paktën pesë vjet deri më 1 janar 2022.
Ata që kualifikohen duhet të aplikojnë fillimisht për një status qëndrimi njëvjeçar dhe më pas të aplikojnë për qëndrim të përhershëm në Gjermani.
Si kusht emigrantët duhet të vërtetojnë se fitojnë para të mjaftueshme për të bërë një jetë të pavarur në vend, të flasin gjermanisht dhe të dëshmojnë se janë “të integruar mirë” në shoqëri.
Po ashtu parashikohet edhe zgjatja e burgimit para dëbimit për të dënuar të caktuar deri në gjashtë muaj, derisa autoritetet të sigurojnë dokumentacionin e kërkuar.

/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




