Zbulohet biseda e ashpër telefonike 4 ditë para luftës në Ukrainë! Macron ngre zërin, Putin mbyll telefonin: Jam në palestër

Botë | 4 vite më parë

Një telefonatë e zhvilluar mes presidentit të Francës, Emmanuel Macron dhe Presidentit të Rusisë, Vladimir Putinin 4 ditë para nisjes së luftën në Ukrainë është zbuluar nga mediat franceze. Gjatë bisedës telefonike Putin dhe Macron kanë folur me tone tepër të acaruara, aq sa presidenti rus mbylli telefonin duke thënë “jam në palestër”.

Vetëm katër ditë përpara se forcat e Moskës të sulmonin Ukrainën, Vladimir Putin dhe Emmanuel Macron patën një debat të ashpër në telefon, ku Putin pretendonte se Volodymyr Zelensky po gënjente presidentin francez

Detajet e shkëmbimit konfidencial mes dy liderëve botërorë më 20 shkurt u zbuluan në një dokumentar të ri të titulluar “Një President, Evropa dhe Lufta”, i cili u shfaq javën e kaluar në kanalin France 2 .

Ndërsa Rusia ishte në procesin e grumbullimit të forcave të saj në përgatitje për pushtimin në shkallë të plotë në fund të shkurtit, Macron telefonoi homologun e tij rus për të ofruar pikëpamjet e tij mbi situatën në përshkallëzim dhe për të diskutuar “veprime të dobishme” për ta qetësuar atë.

Putini e ktheu shpejt bisedën te “kolegu ynë i dashur z.Zelensky”, duke akuzuar presidentin ukrainas se “gënjente” Macron për qëllimin e tij për të zbatuar Marrëveshjet e Minskut, të cilat kishin kërkuar t’i jepnin fund luftës në rajonin e Donbasit.

Putini dëgjohet të thotë se “ Zelenskit ka refuzuar për të negociuar me separatistët ukrainas pro-Kremlinit”, gjë që zemëroi presidentin francez duke bërtitur “Nuk e di se ku e mësoi ligjin avokati juaj!”

Ai më pas shtoi: “Nuk e di cili avokat do të jetë në gjendje t’ju thotë se në një vend sovran, tekstet e ligjeve propozohen nga grupet separatiste dhe jo nga autoritetet e zgjedhura në mënyrë demokratike”.

Putini shprehet gjithashtu se qeveria e Zelenskit nuk ishte zgjedhur në mënyrë demokratike.

“Ata erdhën në pushtet me një grusht shteti të përgjakshëm, me vrasje dhe zjarrvënie dhe njerëz të djegur të gjallë”, i tha Putin Macronit.

Pas disa grindjeve të tjera, lideri i Francës u përpoq ta kthente bisedën në rrugën diplomatike dhe propozoi një takim mes të gjitha palëve në konflikt. Ai gjithashtu i premtoi Putinit se do t’i thërriste Zelenskyt për t’i “qetësuar të gjithë”, por ai i kërkoi udhëheqësit rus të reduktonte forcat ushtarake në kufirin me Ukrainën.

Putin tha se forcat e tij do të përfundojnë stërvitjet e tyre ushtarake atë natë, por paralajmëroi se Rusia “do të lërë patjetër një prani ushtarake në kufi derisa situata në Donbas të qetësohet”.

Macron i kërkoi Putinit që “të mos dorëzohej ndaj provokimeve të çfarëdo lloji” dhe i bëri presion atij që të binte dakord për një ballë për ballë me Presidentin Biden në Gjenevë në ditët në vijim, por udhëheqësi rus shmangu duke i thënë Macronit: “Të jem i sinqertë me ty, doja të shkoja të luaja hokej mbi akull sepse këtu po flas me ty nga palestra përpara se të filloj ushtrimet fizike”.

4 ditë pas kësaj, forcat ruse ndërmorën një pushtim në shkallë të plotë të Ukrainës.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme