Arrihet marrëveshja, Turqia heq veton, i hap rrugë anëtarësimit të Suedisë dhe Finlandës në NATO

Botë | 4 vite më parë

Turqia ka hequr veton, duke i hapur rrugë Finlandës dhe Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO. Marrëveshja u arrit këtë të martë, teksa Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto, tha se vendimi erdhi pasi të tre vendet nënshkruan një memorandum të përbashkët “për të zgjeruar mbështetjen e tyre të plotë kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së njëri-tjetrit” pas takimit në samitin e NATO-s në Madrid.

Gatishmëria e Turqisë për të mbështetur anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO është një lëvizje domethënëse. Në maj, Ankaraja i akuzoi të dy vendet për mbrojtjen e terroristëve kurdë. “Asnjë nga këto vende nuk ka një qëndrim të qartë dhe të hapur ndaj organizatave terroriste. Si mund t’u besojmë atyre?” tha Erdogan në atë kohë.

Duke folur pas nënshkrimit të marrëveshjes, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se të tre vendet kanë nënshkruar një memorandum që adreson shqetësimet e Turqisë, duke përfshirë eksportet e armëve dhe luftën kundër terrorizmit/ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme