Macron paralajmëron: Lufta në Ukrainë nuk përfundon në javët apo muajt e ardhshëm

Botë | 4 vite më parë

Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të martën se “Rusia nuk mund dhe nuk duhet ta fitojë luftën”.

“Mbështetja jonë për Ukrainën dhe sanksionet tona kundër Rusisë do të jenë për aq kohë sa të jetë e nevojshme dhe me intensitetin e nevojshëm në javët dhe muajt e ardhshëm”, tha Macron në një konferencë shtypi në samitin e G7 në Bavari.

Kur u pyet në lidhje me thirrjen e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë para përfundimit të vitit, Macron u përgjigj: “Askush nuk po e konsideron fundin e luftës në javët apo muajt e ardhshëm”.

Udhëheqësi francez refuzoi të përdorte gjuhën e përdorur më parë nga Zelensky, duke e përshkruar Rusinë si një “shtet që sponsorizon terrorizmin”.

Macron gjithashtu e quajti sulmin me raketa ruse në një qendër tregtare të Ukrainës një “krim lufte”./ CNN

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme