Sulmi në qendrën tregtare në Ukrainë, SHBA dhe Britania: Akt terrorist, barbaria e Putin s’ka fund

SHBA dhe Britania e Madhe e kanë cilësuar sulmin rus në qendrën tregtare në Kremenchuk si një sulm terrorist dhe akt mizor i Putin që tregon se barbaria e tij nuk ka fund. Presidenti amerikan Joe Biden tha se Rusia është përgjegjëse për këto mizori.
“Sulmi i Rusisë ndaj civilëve në qendrën tregtare” në Ukrainë “është mizor. Ne qëndrojmë përkrah popullit ukrainas”, u shpreh Biden.
Edhe autoritetet në Britani thanë se sulmi në qendër tregtare ishte terrorizëm.
“Ky sulm synon qëllimisht civilët. Nuk ka nevojë ushtarake për të bombarduar një qendër tregtare. Ashtu siç nuk kishte asnjë nevojë ushtarake për të bombarduar një maternitet që apo teatrin në Mariupol. Ne i pamë ata duke bombarduar atë teatër ku po strehoheshin civilët, ku ishte shënuar qartë se ndodheshin civilë. Pra, ky nuk është një akt i vetëm. Kjo është pjesë e një modeli të vazhdueshëm të mizorive të kryera nga qeveria ruse“, tha një ministër britanik.
Raketa ruse mbi qendrën tregtare Kremenchuk vrau 16 persona dhe plagosi 59 të tjerë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




