Beteja për fronin mbretëror, Charles dhe William bllokojnë tentativën e Andrew për rikthim

Përpjekjet e Princ Andrew për t’u rikthyer në jetën mbretërore duket se kanë hasur në vështirësi, pasi vëllai i tij Charles dhe nipi William kanë blllokuar çdo tentativë të tij duke lobuar te Mbretëresha Elizabeth. Sipas TheSun, Princit Andrew iu ndalua shfaqja në publik gjatë ceremonisë së Urdhrit të Garter, duke i shuar shpresat për t’u rikthyer në jetën publike.
Andrew, pas kalvarit të gjatë me çështjen Epstein, është akuzuar dhe nga Virgia Giuffre për përdhunim, kur ajo ishte 17-vjeç. Duket se akuzat e rënda ndaj Princit Andrew nuk ‘kapërcehen’ nga familja mbretërore, pasi Mbretëresha Elizabeth ka vendosur që ta lejojë atë vetëm në ceremonitë private.
Mbretëresha e ka urdhëruar Andrew të qëndronte jashtë syve “për të mirën e tij” pas bisedimeve të tensionuara familjare. Vendimi i Mbretëreshës erdhi pas frikës së ngritur nga Charles dhe William se mund të ketë reagim publik nëse Andrew shfaqet në ceremonitë publike.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




