Lufta në Ukrainë: Zelensky: Na duhen më shume armë dhe sisteme moderne raketore

Botë | 4 vite më parë

Më shumë se 2600 raketa lundrimi janë dërguar si ndihma në Ukrainë që prej fillimit të luftës si pasojë e pushtimit rus.

Ndërkohë Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka kërkuar sistemin Iron Dome të Izraelit dhe sistemet raketore amerikane Patriot, të cilat sipas tij janë pikërisht këto armët që i duhen Ukrainës .

Por mbrojtja ajrore nuk është e vetmja gjë që kërkojnë ukrainasit. Ata thonë se kanë nevojë për më shumë sisteme artilerie, ndërsa beteja në rajonin lindor të Donbasit po vazhdon, raporton BBC.

Zelensky thotë se Rusia po vendos forca rezervë në Donbas për të mbështetur sulmin e saj në qytetin Severodonetsk, ku luftime shumë të ashpra po zhvillohen në Lysychansk, Bakhmut dhe zona të tjera.

“Rusia mund të kalojë kufirin e 40,000 trupave të saj të humbur tashmë në qershor. Në asnjë luftë tjetër në shumë dekada nuk kanë humbur kaq shumë,” tha Zelensky.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme