Ministri i Mbrojtjes së Kinës: Do luftojmë deri në fund për të parandaluar pavarësinë e Tajvanit

Pas deklaratës së presidentit amerikan Joe Biden se SHBA do përgjigjej ushtarakisht nëse Kina sulmonte Tajvanin, ka ardhur dhe reagimi i Ministrit kinez të Mbrojtjes Wei Fenghe. Ky i fundit i ka konsideruar deklaratat e Biden si provokuese ndërsa theksoi se vendi i tij do luftojë deri në fund për të ndaluar pavarësinë e Tajvanit. “Tajvani është para së gjithash Tajvani i Kinës. Kina “nuk do të hezitojë” të shtyp çdo përpjekje të ishullit të vetëqeverisur për “shkëputje”, tha ministri i Mbrojtjes, raporton CNN.
Po ashtu Fenghe ka reaguar dhe ndaj deklaratave të Sekretarit amerikan të Mbrojtjes Lloyd Austin i cili tha se Kina po përfshihej në veprime agresive që po kërcënonin minimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit në Indo-Paqësor. “Askush dhe asnjë vend nuk duhet të imponojë vullnetin e tij ndaj të tjerëve, ose të ngacmojë të tjerët nën maskën e multilateralizmit,” tha Wei.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




