Paralajmërimi i Zelensky: Bota në prag krize ushqimore, miliona njerëz mund të vdesin

Botë | 4 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka paralajmëruar se nëse Ukraina nuk eksporton grurë, miliona njerëz do vdesin nga uria. Zelensky ka ngritur alarmin se situata në Ukrainë do të shkaktojë një krizë globale ushqimore, raporton The Guardian.

“Me Ukraina të paaftë për të eksportuar sasi të mëdha gruri, misri, vaji dhe produkte të tjera, ai tha se kishin luajtur një “rol stabilizues në tregun global. Bota është në prag të një “krize të tmerrshme ushqimore. Kjo do të thotë se, për fat të keq, mund të ketë mungesë fizike të produkteve në dhjetëra vende të botës. Miliona njerëz mund të vdesin nga uria nëse bllokada ruse e Detit të Zi vazhdon”, tha Zelensky.

/rtsh.al/

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme