Ukraina thirrje Perëndimit: Na jepni armë me rreze të gjatë që të zmbrapsim Rusinë nga rajoni i Donbasit

Luftimet janë intensifikuar në Severodonetsk dhe presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se beteja në qytet do të përcaktojë të ardhmen e rajonit të Donbasit.
Serhiy Haidai, guvernator i rajonit të Luhanskut, tha se nëse Perëndimi do të furnizonte artileri me rreze të gjatë, Ukraina do të kishte fuqinë që i nevojitet për të zmbrapsur forcat ruse.
Ai tha se nëse Ukraina merr armë perëndimore me rreze të gjatë, Rusia “do të humbiste ndaj Perëndimit dhe mbrojtësit tanë do të jenë në gjendje të pastrojnë Severodonetsk brenda dy deri në tre ditë”.
Haidai shtoi se “heshtja në Severodonetsk zgjat vetëm kur armët rimbushen” dhe evakuimi nga qyteti “është ende i pamundur”./ BBC
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




