Bashkimi i klubeve të futbollit të territoreve të pushtuara, Zelensky i përgjigjet Rusisë: Çmenduri

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky ka deklaruar se beteja për qytetin lindor të Severodonetsk është shumë e ashpër dhe një ndër më të vështirat gjatë 4 muajve luftë nga Rusia. Zelensky ka reaguar dhe ndaj deklaratave të bëra nga Rusia se po përgatiten të bashkojnë disa klube futbolli nga të gjitha territoret e pushtuara në një kampionat, nga Donetsk, Luhansk, Kherson, Melitopol, Krimea, madje edhe një pjesë e Gjeorgjisë, duke e konsideruar si një tallje me ukrainasit, raporton CNN.
“Kjo është një betejë shumë e ashpër, shumë e vështirë. Ndoshta një nga më të vështirat gjatë gjithë kësaj lufte. I jam mirënjohës të gjithëve që mbrojnë këtë drejtim. Në shumë mënyra, fati i Donbasit tonë po vendoset atje. Pushtuesit njoftuan lajmin absolutisht të çmendur se ata po përgatiten të bashkojnë disa klube futbolli nga të gjitha territoret e pushtuara në një pseudo-kampionat – nga Donetsk, Luhansk, Kherson, Melitopol, Krimea, madje edhe një pjesë e Gjeorgjisë. Vetëm kthimi i Ukrainës do të nënkuptojë “një jetë normale për këto territore, për këto qytete – përsëri… Paqësore, e sigurt, e hapur për botën. Dhe sigurisht – ndeshje të reja të ekipeve të klasit botëror në Donbas Arena”, tha Zelensky.
Zelensky falënderoi gjithashtu Presidentin e Polonisë Andrzej Duda dhe Presidenten e Sllovakisë Zuzana Čaputová për nismën e përbashkët për të nisur atë që ai e quajti “një udhëtim special në vendet evropiane për të mbështetur perspektivën evropiane të vendit tonë”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




