Merkel: Gjermania do të japë 3 milionë vaksina për Ballkanin Perëndimor

Botë | 5 vite më parë

Gjermania do të ndajë tre milionë doza të vaksinave kundër COVID-19 për vendet e Ballkanit Perëndimor. Deklarata u bë të hënën nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, në përfundim të takimit virtual me kryeministrat e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.

Merkel, tha se i sheh të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor si anëtare të ardhshme në Bashkimin Evropian “për arsye strategjike”.

“Është në interesin e Bashkimit Evropian që ta çojë përpara këtë proces”, tha zonja Merkel në një konferencë me gazetarët, pas përfundimit të takimit ku mblodhi për herë të fundit përfaqësuesit e Ballkanit Perëndimor, duke lënë të nënkuptohet se po flet për ndikimin e Rusisë dhe Kinës në rajon, por pa i përmendur ato.

Kancelarja Merkel tha se gjatë takimit virtual, presidenti francez, Emmanuel Macron, kishte shprehur “shumë qartë” mbështetjen e tij për ardhmërinë evropiane të gjashtë vendeve të Ballkanit.

Në samit morën pjesë përfaqësues nga Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnje Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova si dhe zyrtarë të lartë të Bashkimit Evropian./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme