Lukashenko: Sulmet ndaj Bjellorusisë kanë kaluar vijën e kuqe

Botë | 5 vite më parë

“Sulmet kundër Bjellorusisë kanë kaluar vijën e kuqe”. Kështu u shpreh presidenti Aleksandër Lukashenko, pas dënimeve të bashkësisë ndërkombëtare për rrëmbimin e një avioni Ryanair në Minsk për të arrestuar kundërshtarin Roman Protasevich.

“Siç e parashikuam, njerëzit e këqij të jashtëm dhe të brendshëm kanë ndryshuar metodat e sulmit ndaj vendit. Ata kanë kapërcyer shumë vija të kuqe dhe kanë kapërcyer kufijtë e arsyes së shëndoshë dhe moralit njerëzor”, tha Aleksandër Lukashenko.

Ai i bëri këto deklarata gjatë një takimi me parlamentarë, anëtarë të komisionit të kushtetutës dhe përfaqësuesit e organeve qeveritare./A2


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme