Zhvillohen pas 10 vitesh zgjedhjet në Siri, pritet fitorja e Assad

Sirianët i drejtohen këtë të mërkurë kutive të votimit, për të zgjedhur presidentin e ri të vendit. Televizioni shtetëror tregoi radhë të gjata që formoheshin në pjesë të ndryshme të vendit ku ndodhen rreth 12 mijë qendra votimi. Rezultatet e zgjedhjeve pritet të shpallen deri të premten në mbrëmje, 48 orë pas mbylljes së votimeve.
Kjo është hera e parë që zgjedhjet presidenciale mbahen që prej fillimit të luftës, më shumë se 10 vjet më parë.
Në hyrje të qytetit të Damaskut, fotoja që të shoqëron kudo është ajo e presidentit Bashar Al Assad, dhe mesazhi: “I themi PO presidentit Assad” duke nënkuptuar kështu që fitorja për 55-vjeçarin është e padiskutueshme.
Assad ka përballë 2 rivalë, por që absolutisht nuk quhen kundërshtarë të tij në këtë garë. Bashar Al Assad është presidenti i Sirisë që prej 17 korrikut të vitit 2000 dhe me fillimin e luftës në 2011, në vend nuk u mbajtën më zgjedhje.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian i kanë konsideruar zgjedhjet si një farsë./A2
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




