Blinken bisedë me homologun gjerman dhe atë të EBA-së për armëpushimin dhe rindërtimin e Gazës

Botë | 5 vite më parë

Sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, në një bisedë telefonike diskutoi procesin pas armëpushimit në Gaza me ministrat e Jashtëm të Gjermanisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA).

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Ned Price njoftoi se gjatë rrugës për në turneun në Lindjen e Mesme, Blinken ka zhvilluar biseda të ndara telefonike me ministrin e Jashtëm gjerman Heiko Maas dhe ministrin e Jashtëm të EBA-së, Sheik Abdullah Bin Zayed.

Sipas deklaratës, Blinken dhe Maas kanë diskutuar vazhdimin e armëpushimit mes Izraelit dhe Hamasit, situatën e fundit lidhur me rindërtimin e Gazës dhe vazhdimin e koordinimit për uljen e avionit në Bjellorusi.

Blinken ka theksuar edhe njëherë shqetësimet e SHBA-së për projektin e tubacionit “Rrjedha Veriore 2”.

Ndërsa më pas në bisedën me homologun e tij të EBA-së, Blinken ka tërhequr vëmendjen në rëndësinë e procesit të rindërtimit në Gaza dhe ka vlerësuar hapat që mund të ndërmerren së bashku në këtë proces me qeveritë e EBA-së, Egjiptit, Izraelit dhe të Palestinës.

Dje Sekretari Blinken u nis për një turne në Lindjen e Mesme, ku deri më 27 maj do të vizitojë Kudsin, Ramallahun, Kajron dhe Omanin dhe do të zhvillojë takime të nivelit të lartë lidhur me çështjen izraelito-palestineze.

Në vizitën e tij të parë Blinken do të takohet në Kuds me presidentin izraelit, Reuven Rivlin dhe kryeministrin Benjamin Netanyahu, ndërsa më pas do të kalojë në Ramallah dhe do të takohet me presidentin palestinez, Mahmoud Abbas dhe kryeministrin Mohammad Shtayyeh./AA

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme