Biden: Duhet një përgjigje ndërkombëtare për Bjellorusinë

Shtetet e Bashkuara të Amerikë dënojnë me forcë devijimin e fluturimit të ”Ryanair” për në Bjellorusi për të lejuar arrestimin e gazetarit Roman Protasevich, deklaroi presidenti i SHBA Joe Biden, i cili mirëpret kërkesën e BE për sanksione ekonomike.
“Unë i kërkova ekipit tim të studionte opsionet e përshtatshme për ata që ishin përgjegjës”, shtoi Biden duke bërë thirrje për “një hetim ndërkombëtar mbi incidentin”.
“Ne nuk e durojmë që ruleta ruse të luhet me jetën e civilëve”, deklaroi presidenti i Këshillit Evropian Charles Michel, duke paraqitur sanksionet kundër Bjellorusisë për “ngjarjen skandaloze që ndodhi”.
“BE dënon aktivitetet e paligjshme, provokuese dhe destabilizuese të Rusisë kundër BE dhe shteteve të saj anëtare”, u tha në përfundim të një debati mbi marrëdhëniet me Moskën./ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




