OKB kërkon lirimin e presidentit të Këshillit të Tranzicionit dhe kryeministrit të arrestuar në Mali

Misioni i Stabilizimit të Integruar Multidimensional të Kombeve të Bashkuara në Mali (MINUSMA), bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm pakushte të presidentit të Këshillit të Tranzicionit, Bah Ndaw dhe kryeministrit Moctar Ouane, të cilët u arrestuan nga junta ushtarake në Mali.
Në një postim nga llogaria zyrtare e MINUSMA-së në rrjetet sociale bëhet thirrje për lirimin e menjëhershëm pakushte të presidentit të Këshillit të Tranzicionit dhe kryeministrit që u arrestuan në vend.
Pak kohë pasi në Mali u njoftuan ndryshimet e kabinetit, shumë zyrtarë të nivelit të lartë përfshirë presidentin e Këshillit të Tranzicionit Bah Ndaw dhe kryeministrin Moctar Ouane u arrestuan dhe u dërguan nga njësitë ushtarake në kampin ushtarak Kati e cila konsiderohet edhe kalaja e juntës.
Në anën tjetër, ambasadori i Turqisë në Bamako, Murat Mustafa Onart, ka paralajmëruar shtetasit turq që jetojnë në Mali që përveç situatave të detyrueshme të mos dalin në rrugë si dhe të tregohen të kujdesshëm.
Më 18 qershor 2020 në Mali u krye një juntë ushtarake, ku u ndalua presidenti Ibrahim Boubacar Keita dhe u formua qeveri e re nën strukturën e Këshillit të Tranzicionit./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




