BE mirëpret armëpushimin mes Izraelit dhe Hamasit

Botë | 5 vite më parë

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel përshëndeti sot armëpushimin midis Izraelit dhe Hamasit.

“I mirëpritur armëpushimi i njoftuar midis Izraelit dhe Hamasit duke i dhënë fund konfliktit 11-ditorë”, shkroi Michel në Twitter. “Mundësia për paqe dhe siguri për qytetarët duhet të shfrytëzohet”, tha ai.

Armëpushimi me ndërmjetësim egjiptian hyri në fuqi sot herët në mëngjes.

Të paktën 233 palestinezë e kanë humbur jetën, përfshirë 65 fëmijë dhe 39 gra dhe më shumë se 1.700 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazës që filluan më 10 maj./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme