OKB mirëpret armëpushimin në Gaza dhe bën thirrje për zbatimin e tij

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara (OKB), Antonio Guterres, ka mirëpritur armëpushimin e arritur në Gaza mes Izraelit dhe Hamas-it dhe u ka bërë thirrje palëve që të zbatojnë armëpushimin.
Guterres foli për gazetarët në qendrën e përgjithshme të OKB-së pasi Izraeli dhe Hamas-i arritën armëpushimin.
“Unë jam i kënaqur nga armëpushimi mes Gazës dhe Izraelit pas konflikteve që rezultuan me vdekje për 11 ditë. Palëve i bëj thirrje që të zbatojnë armëpushimin”, tha Guterres.
Duke përmendur përpjekjet e Egjiptit dhe Katarit për sigurimin e armëpushimit, Guterres kërkoi edhe nga komuniteti ndërkombëtar që të punojnë me OKB-në për rindërtimin dhe rimëkëmbjen e popullit dhe institucioneve palestineze.
“Liderët izraelitë dhe palestinezë përtej rivendosjes së qetësisë kanë një përgjegjësi për rifillimin e një dialogu serioz”, tha Guterres, i cili Izraelit dhe Palestinës u bëri thirrje që “për zgjidhjen me dy shtete të rikthehen në negociata kuptimplota me aktorët ndërkombëtarë dhe rajonal, përfshirë edhe Kuartetin e Lindjes së Mesme të përbërë nga OKB-ja, SHBA-ja, Bashkimi Evropian (BE) dhe Rusia”.
Në përgjigje të pyetjes së gazetarit të AA-së se çfarë hapash duhet të ndërmerren pas armëpushimit, Guterres tha se, “Janë shumë të rëndësishme, forcimi i armëpushimit, formimi i një programi të fuqishëm të ndihmës humanitare për rimëkëmbjen e Gazës, fillimi i një procesi paqësor dhe rifillimi i procesit të paqes për një zgjidhje me dy shtete”./AA
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




