OKB: Të paktën 75 mijë palestinezë të zhvendosur për shkak të sulmeve izraelite

Botë | 5 vite më parë

Sipas të dhënave të Kombeve të Bashkuara (OKB), të paktën 75 mijë palestinezë janë zhvendosur për shkak të sulmeve të vazhdueshme izraelite në Gaza.

Zëdhënësi i Zyrës së OKB-së për koordinimin e çështjeve humanitare, Jens Laerke, për AA tha se situata e përgjithshme mbetet alarmante. Ai bëri thirrje për një pauzë humanitare derisa të arrihet një armëpushim për të siguruar hyrjen e ekipeve të ndihmës humanitare dhe shpërndarjen e sigurt të furnizimeve të ndihmës në Gazën e bllokuar.

Ai tha se nga numri i përgjithshëm i palestinezëve të zhvendosur, 47 mijë u strehuan në 58 shkolla që i përkasin Agjencisë së OKB-së për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) në Lindjen e Afërt.

Sipas të dhënave të Ministrisë palestineze të Shëndetësisë, nga sulmet ajrore izraelite që filluan më 10 maj në Rripin e Gazës janë vrarë të paktën 227 palestinezë, përfshirë 64 fëmijë dhe 38 gra. Izraelitët kanë shënjestruar qendra shëndetësore, zyra të medias dhe lagje të banuara.

Tensionet e fundit që filluan nga Kudsi Lindor gjatë muajit të Ramazanit u përhapën në Gaza si pasojë e sulmeve izraelite ndaj besimtarëve muslimanë në xhaminë Al-Aksa dhe në lagjen Sheikh Jarrah./AA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme