Izraeli neutralizon një sistem tunelesh të Hamasit në Gaza

Ushtria e Izraelit bëri të ditur se ka neutralizuar një sistem të gjerë tunelesh, të ndërtuara nga militantët e Hamasit në Rripin e Gazës.
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) thanë se avionët e tyre luftarakë shkatërruan më shumë se 90 kilometra tunele që përbëjnë sistemin nëntokësor të njohur si Metro, i cili referohet si një “qytet nën qytet”.
IDF tha se sulmet ajrore dhe bombardimet e artilerisë vazhduan gjatë natës, duke goditur objektiva, përfshirë shtëpinë e një komandanti të Hamasit në Khan Yunis, një fabrikë armësh të Hamasit dhe një raketahedhëse.
Ushtria izraelite tha se tunelet u ndërtuan për pesë vjet dhe lejuan Hamasin, i cili kontrollon Rripin e Gazës, të lëvizë municione, luftëtarë dhe ushqime brenda brezit bregdetar.
Operacioni pasoi mohimet nga Izraeli dhe Hamasi se një armëpushim ishte në proces, mes presionit të ri mbi të dy palët nga SHBA për t’i dhënë fund luftimeve të tyre.
Sipas IDF rreth 4 070 raketa u qëlluan nga Rripi i Gazës në drejtim të Izraelit gjatë javës së fundit. /ATSH
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




