Izraeli vret me raketë komandantin e lartë të Xhihadit Islamik në Gaza

Ushtria izraelite tha se Hussam Abu Harbeed, një komandant i lartë i grupit të armatosur Xhihadi Islamik, është vrarë nga një sulm ajror izraelit në Gaza. Komandanti i Lartë i Xhihadit Islam, Hussam Abu Harbeed u vra të hënën në Rripin e Gazës, thanë Forcat e Mbrojtjes së Izraelit.
Abu Harbeed, udhëhoqi sulmet kundër ushtarëve izraelitë dhe civilëve për gati 15 vjet, tha ushtria në një deklaratë. Ushtria izraelite tha se ai “ishte pas disa sulmeve terroriste me raketa anti-tank kundër civilëve izraelitë”. Grupi Xhihadi Islamik shpesh punon së bashku me sundimtarët e Hamasit në Gaza, dhe krahët e tyre të armatosur janë të lidhur ngushtë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




