Debati në Këshillin e Sigurimit, Izraeli dhe Palestina shkëmbejnë akuza për konfliktin

Ministri i jashtëm palestinez Riyadal-Malki akuzoi izraelin për krime lufte dhe kundër njerëzimit, ndërsa përfaqësuesi i përhershëm i Izraelit në OKB Gilad Erdan tha se Hamas po ndërmerrte sulme duke u fshehur pas civilëve palestinezë.
“Sa herë Izraeli dëgjon një lider të huaj të flasë për të drejtën e tij, për të mbrojtur veten, inkurajohet të vazhdojë me vrasjen e familjeve në gjumë”, ishin fjalët e ministrit palestinez.
Ndërkaq, përfaqësuesi i Izraelit paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të OKB kundër hezitimit për të dënuar Hamasin, pasi siç tha, kjo do të minonte seriozisht mundësitë për dialog dhe paqe.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




