Netanyahu shpall gjendjen e jashtëzakonshme, KS në takim urgjent

Botë | 5 vite më parë

Kemi shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Lod, ndërsa sonte në qytetet e përfshira do të mbërrijnë rojat e kufirit nga Judea dhe nga Samaria, shkroi në Twitter kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

”Kam urdhëruar të përdoret një dorë e fortë me shkelësit të rendit dhe ligjit dhe për të rivendosur qetësinë dhe rendin në Lod dhe të gjitha pjesët e vendit sa më shpejt të jetë e mundur”, shtoi Netanyahu.

Këshilli i Sigurimit (KS) i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të mbajë një takim urgjent sot mbi konfliktin në vazhdim midis Izraelit dhe Palestinës, me kërkesë të Tunizisë, Norvegjisë dhe Kinës.

Që nga java e kaluar, tensionet kanë qenë të lartë në Jeruzalemin Lindor, kur kolonët izraelitë u futën në zonë, pasi një gjykatë izraelite urdhëroi dëbimin e familjeve palestineze.

Palestinezët që protestojnë janë vënë në shënjestër të forcave izraelite.

Ministria palestineze e Shëndetësisë ka njoftuar se të paktën 26 palestinezë janë vrarë dhe shumë të tjerë janë plagosur në sulmet ajrore izraelite në Rripin e Gazës.

Izraeli pushtoi Jeruzalemin Lindor gjatë luftës arabo-izraelite në vitin 1967 dhe aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980, një veprim që nuk është njohur nga komuniteti ndërkombëtar./ANSA


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme