Izraeli zotohet të vazhdojë sulmet në Gaza, Hamasi konfirmon vrasjen e disa komandantëve të rëndësishëm

Botë | 5 vite më parë

Izraeli nuk do të ndalojë operacionin e tij ushtarak në Gaza derisa të arrihet “qetësia e plotë”, ka thënë ministri i mbrojtjes i vendit, ndërsa sulmet ajrore me raketa vazhduan gjatë të mërkurës. Ushtria izraelite tha se kishte vrarë katër komandantë të lartë të Hamasit dhe disa luftëtarë në një seri sulmesh. 

 “Ne eliminuam komandantët e vjetër të Hamasit dhe ky është vetëm fillimi,” tha kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

“Ne do t’u shkaktojmë atyre goditje që ata as nuk mund t’i ëndërronin“. 

Krahu i armatosur i Hamasit më vonë konfirmoi vdekjen e një komandanti të lartë dhe një numri luftëtarësh.

“Brigadat Izz ad-Din al-Qassam krenohen me… martirizimin e komandantit Bassem Issa,” u tha një deklaratë.

Deri të mërkurën janë konfirmuar të paktën 43 të vdekur, mes të cilëve edhe 13 fëmijë dhe mbi 200 të plagosur. Izraeli shpalli gjendjen e jashtëzakonshme në qytetin qendror të Lod mes breshërisë së sulmeve me raketa.

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme