Johnson: Izraelitët dhe palestinezët të tregojnë vetëpërmbajtje

Kryeministri britanik, Boris Johnson i kërkoi sot Izraelit dhe palestinezëve vetëpërmbajtje duke u shprehur shumë i shqetësuar nga dhuna në rritje dhe viktimat civile.
Ai kërkoi një qetësim urgjent të situatës.
“I kërkoj Izraelit dhe palestinezëve të tërhiqen nga pragu dhe të dy palët të tregojnë vetëpërmbajtje”, deklaroi ai.
”Britania e Madhe është shumë e shqetësuar për dhunën në rritje dhe viktimat civile dhe ne duam që tensionet të ulen urgjentisht”, shkroi kryeministri britanik në një mesazh në Twitter. /AFP
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




